Pas 12 vjetësh, skuadra nga Lipjani, Ulpiana e ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Me fitoren e sotme 1:2 ndaj Ramiz Sadikut, të besuarit e Fadil Ademit janë rikthyer në elitë, raporton FrontOnline.
Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut në kryeqytet.
Pas fishkëllimës së fundit nga gjyqtari, futbollistët e Ulpianës “shpërthyen” në festë në stadium.
Më poshtë, gjeni pamje që ka siguruar FrontOnline ka festa e futbollistëve të skuadrës lipjanase./FrontOnline/