Diva latine nuk është dukur kurrë më mirë dhe me përpjekjen e saj të re ka treguar se rrezaton me vetëbesim. Në fushatën për shtëpinë e modës “Dolce & Gabbana”, Jennifer Lopez prezantoi modele të reja syzesh si për shikim ashtu edhe për diell dhe vëmendjen e publikut nuk e pushtoi koleksioni i ri, por pamja e divës që vret.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur për këtë rast ka veshur të brendshme të zeza dantelle, zinxhir floriri dhe syze të zeza nga shtëpia e përmendur, ndërsa pamjen e përgjithshme e ka kompletuar me një frizurë të thjeshtë.
Ajo ka publikuar foto nga fushata në Instagram dhe të gjithë kanë komentuar se është bukuroshe. “Mbretëreshë”, “Ikonë”, “Ti je e bukur”, ishin vetëm disa nga komentet./FrontOnline/