Ylli i “Baywatch” Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj Dan Heyhurst po divorcohen pas një viti martesë. Aktorja ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, me të cilin jeton në Kanada që nga dasma e saj në prag të Krishtlindjeve 2020, raportojnë mediat e huaja.
“Pamela dashuron në mënyrë autentike sa jeton”, tha një burim i cili e përshkroi marrëdhënien e tyre si “një vorbull pandemike që është qetësuar”. Kujtojmë që ata të dy u shoqëruan me dramë që në fillim dhe ish-partneri i Heyhurst, Kerry akuzoi Pamelën se ia ka prishur marrëdhënien.
“Dua që njerëzit të dinë se lidhja pesëvjeçare, në të cilën kishim tre fëmijë, duhet të jetë prishur për shkak të lidhjes së Pamelës dhe Danit”, tha Kerry pas martesës së tyre./FrontOnline/