Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë në emisionin DPt te Fidani në T7 se nuk ka njohuri për ndonjë takim mes kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj dhe homologut të tij nga VV, Albin Kurti.
Gjithsei ai thotë se nuk kanë vija të kuqe për askënd dhe nuk e mohon se në të ardhmen mund të bashkëpunojnë.
“Haradinaj dhe Kurti nuk janë takuar, por nuk kemi vija të kuqe”, tha ai.
“Nuk kemi nevojë të merremi me Kurtin pasi ai është në opozitë. Por nuk kemi ndonjë takim apo takime me VV’në. Por a do të ndodhin në të ardhmen? Nuk mund të them jo. Politika bëhet në të mirë të shtetit. Dhe ne nuk mund t’i mbyllim derën askujt”, shtoi ai.