×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pal Lekaj: Faturat e larta të energjisë rast për hetim

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2023

    Pakënaqësi me faturat e fundit të energjisë elektrike kanë shfaqur qytetarët e vendit.

    Shumë prej tyre këto pakënaqësi i kanë shfaqur duke i publikuar faturat nëpër rrjete sociale.

    Ata janë ankuar se fatura e këtij muaji është shumë më e lartë se ajo paraprake, ndonëse thonë se kanë shpenzuar njëjtë.

    Partitë opozitare në vend po kërkojnë hetim për këtë çështje.

    Hetim po kërkon edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

    Deputeti i AAK-së, njëherit anëtar i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj thotë për Front Online se faturat e muajit dhjetor janë shumë të larta dhe se sipas tij ky është rast për hetim.

    “Faturat e larta në këtë muaj mund të jenë rast për hetim, pasi duke i njohur këto dy organe përgjegjëse, ndoshta ka pasur tendenca për manipulime me qytetarët. Uroj që Prokuroria dhe institucionet tjera relevante ta zbardhin të vërteten mbi këto fatura të rënda për gjepin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj për Front Online

    Sipas deputetit Lekaj çmimi i energjisë elektrike është shumë i lartë në krahasim me të ardhurat dhe pagat e qytetarëve të Kosovës.

     

    Faturat e “fryra” të energjisë elektrike/ Lekaj: Faji qëndron tek ZRrE-ja dhe Qeveria

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj fajin për fatura të shtrenjta të energjisë elektrike ia hedh Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë.

    Ai, thotë se janë pikërisht këto dy institucione që e rritën çmimin e energjisë.

    “Faji qëndron tek ZRRE-ja dhe Qeveria e Kosovës të cilat e rritën çmimin e energjisë, krijuan rregulla të reja të faturimit jo të duhura dhe jo të përshtatshme për qytetarët”, është shprehur Lekaj për Front Online.

    Madje, akuzon Qeverinë që në pamundësi të investimeve të reja e ndërtime të termocentraleve, ka bërë kalkulime për interesa të veta.

    “Qeveria e Kosovës në pamundësi të ideve dhe strategjive për investime të reja e ndërtime të termocentraleve, ajo bëri kalkulime për interesa të saj me të vetmin qëllim që të menaxhojë krizën energjetike dhe dështimin në sektorin e energjisë”, ka deklaruara ai.

    Deputeti Lekaj, ka thënë se edhe si parti por edhe si anëtar i Komisionit ka kundërshtuar fuqishëm shtrenjtimin e energjisë, por se nuk është marrë parasysh.

    Në zyrën e Rregullatorit të Energjisë deri sot janë dorëzuar 22 ankesa nga konsumatorët./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit mbledhja e Qeverisë pritet të nis...
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.