Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit edhe kandidat për deputet, Pal Lekaj, i ka reaguar Tahirit të PDK-së.
Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se kur kishin nevojë për të qëndruar në pushtet e kërkonin votën.
“Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se është e pabesueshme se ku ka rënë PDK-ja.
Postimi i plotë:
Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!
Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga indentiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës.
E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK.