×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pakënaqësitë me pensione/ Pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit, në mars paralajmërojnë protestë

    FrontOnline
    22 Shkurt 2024

    Pensionistët në Kosovë assesi nuk po pajtohen me pensionin prej 100 eurosh që e marrin aktualisht.

    Ata po thonë se pensioni duhet të jetë sa paga mesatare e nivelit shtetërorë.

    Kurse, 100 euro nuk po u mjaftojnë për asgjë.

    E, të pakënaqur me pensionin që marrin, ata kanë vendosur që lëndën ta dërgojnë tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

    Kështu, ka treguar për Front Online, Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

    “E kemi dërguar lëndën tek Avokati i Popullit. Avokati i Popullit sipas të gjitha gjasave do ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese. Pra, lëndën për pensionet kontribudhënëse e kemi dërguar tek Avokati i Popullit. Por, unë besoj që ajo tash është në Gjykatën Kushtetuese. Tek avokati i Popullit lëndën e kemi dorëzuar dje një javë”, është shprehur ai për Front Online.

    Por, të pakënaqur me pensionet që marrin nuk janë vetëm pensionistët.

    Me paga janë të pakënaqur shumë punëtorë që paguhen nga shteti.

    Si shkak i kësaj, disa prej tyre tashmë kanë filluar edhe grevën.

    Të mërkurën kanë hyrë në grevë 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore për shkak të pagave të ulëta.

    Nga pakënaqësitë që kanë lidhur me Ligjin e Pagave dhe me vlerën e koeficientit nuk po pajtohen edhe mësimdhënësit.

    Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Front Online se tashmë ka filluar edhe një siç e ka quajtur ai grevë e “heshtur”, tek mësimdhënësit.

     

    Kryetari i pensionistëve: Në mars do të protestojmë

    Por, ndryshe nga këta do të veprojnë pensionistët e vendit.

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar për Front Online se për shkak të gjendjes shëndetësore pensionistët nuk mund të mbajnë grevë.

    Sipas tij, këta të fundit në muajin mars do të protestojnë.

    “E kemi shqyrtuar edhe ne që me bë protestë, por duhet të presim që të nxehet moti, për shkak që njerëzit janë të moshuar dhe nuk munden me qëndru, nuk kanë mundësi fizike. Pra, ne do të bëjmë protestë e jo grevë për shkak të gjendjes shëndetësore të pensionistëve. Në mars do të ndodhë protestë”, është shprehur ai.

    Pse do ta padisin ministrinë e Financave dhe Hekuran Muratin? Tregon Nijazi Gashi

    Ditë më parë, Kryetari i Shoqatës së pensionistëve, Nijazi Gashi për Front Online kishte paralajmëruar që do të ngrisin padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati.

    Kjo, për arsye se siç kishte thënë ai që pensionistët nuk po përfitojnë krahas rritjeve që po bëhen nga Ministria e Financave.

    Por, një padi e tillë ende nuk është bërë.

    Dhe, kjo për një arsye.

    “Jemi në stadin që jemi duke i mbledhur të dhënat për të gjithë pensionistët në Kosovë dhe pastaj kemi me i paditë një nga një, por normalisht që padia duhet më u bë personalisht nga pensionistët. Padia, i bëhet ministrisë së Financave dhe Transfereve, pra ministrit Hekuran Muratit”, ka deklaruar ai për Front Onlline.

    Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

    Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

    Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

    Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

    Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

    Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro./Front Online

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë....
    Vip07 Janar 2025
    Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Meka, qyteti më i shenjtë i Islamit, është goditur nga kushte ekstreme të motit. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë lagje...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dalë sot nga qelia dhe është përballur me prokurorët e posaçëm të SPAK në cilësinë e...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurtin, duke e akuzuar se për një imazh në veri...
    Lajme07 Janar 2025
    Juristja e mediave Flutura Kusari ka thënë se liria e shprehjes dhe e meidave ëshë përkeqësuar dukshëm, dhe Kosova nuk shquhet më...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.