Real Madrid ka njoftuar se mbrojtësi francez, Raphael Varane është infektuar me koronavirus dhe rrjedhimisht do të mungojë në sfidën e sotme kundër Liverpoolit në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Insporti.com.
Klubi spanjoll këtë e ka konfirmuar pak minuta më parë nëpërmjet një komunikate zyrtare në rrjetet sociale të klubit.
Gjendja e Varanes është e mirë dhe tashmë do ndjek hapat e duhur për izolim.
Kjo është një humbje e madhe skuadrën madrilene dhe trajnerin Zinedine Zidane, i cili duhet të bëjë planet pa të.
Real Madridi sonte do të përballet me Liverpoolin në kuadër të Ligës së Kampionëve, për të zhvilluar ndeshjen e parë çerekfinale.
Takimi do të nis nga ora 21:00. /Insporti/