Diva e muzikës Jennifer Lopez, dhe lojtari legjendar i bejsbollit Alex Rodriguez, konfirmuan thashethemet për një ndarje pak më shumë se një javë më parë. Ata janë në një lidhje që nga viti 2017, dhe në vitin 2019 ata u fejuan.
“Ne e kuptuam se jemi më të mirë si miq dhe po presim me padurim të qëndrojmë të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, thanë ata. Gjithashtu, Jennifer mohoi që një palë e tretë të ishte fajtore për ndarjen. Sidoqoftë, disa ditë më parë, çifti u pa përsëri në darkë në hotelin Bel Air në Los Anxhelos.
“Ata dukeshin sikur ishin ende të dashuruar dhe të respektuar”, tha një burim anonim. Është interesante se Jennifer dhe Alex shkuan në të njëjtin hotel ku ishin për takimin e tyre të parë në vitin 2017. Lopez sapo ka përfunduar xhirimet e filmit të saj të fundit “Shotgun Wedding” në Republikën Dominikane, dhe Rodriguez aktualisht po negocion bashkë-pronësinë me ekipin e NBA Minnesota Timberwolves. Arsyeja për darkën e tyre është e panjohur për tani, dhe Alex u kthye në Majami të nesërmen për ditëlindjen e 13-të të vajzës së tij Ella./FrontOnline/