Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, Angela Martini, Dragos Savulescun, i cili ka rënë në pranga në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me bashkëshorten, Angela Martini. Ai u lirua të nesërmen.
Sipas mediave greke, çifti kishin zgjedhur për të jetuar gjatë pushimeve në një vilë me qira 87.500 euro në javë.
Modelja nuk i rezistoi dot bukurive të ishullit të Mykonos dhe ka realizuar foto të ndryshme, ku padashur është shfaqur edhe Dragos.
Si rrjedhojë ishte vetëm çështje kohe para se autoritetet rumune të njoftoheshin dhe në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet greke, u organizua një operacion i madh për gjetjen dhe arrestimin e tij.
Biznesmeni simpatik dhe ish-agjenti i futbollit, Dragos Savulesc është dënuar me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.