×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paguan mbi 40 mln për rrymën që s`e shpenzuan vetë në veri, si mund t`u kthehet “borxhi” qytetarëve

    FrontOnline
    13 Prill 2023

    I paguan mbi 40 milionë euro për rrymën që nuk e shpenzuan vetë.

    Qytetarët që mbuluan faturat në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e këtyre mjeteve tash e tutje.

    Kjo meqë Gjykata Supreme konfirmoi se Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit patën të drejtë kur aprovuan kërkesëpadinë e Avokatit të Popullit për anulimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë elektrike për faturimin e rrymës së shpenzuar në Veri.

    Juristët e konsiderojnë të drejtë vendimin, por thonë se mbetet e paqartë si do ta detyrojë ZRRE-ja – KEDS-in ta kthejë borxhin.

    “Çështja që do të shtrohet tani është se si do të kompensohet nga ZRRE-ja. Kjo për faktin se nuk dihet se si do të përcaktohet mekanizmi i vlerësimit të kompensimit për secilin konsumator”, u shpreh për “Front Online” juristi, Asdren Bytyçi.

    Sipas tij, kompensimi do jetë mjaft i vështirë.

    “Nëse nuk merret një vendim për rimbursim apo zbritje nga detyrimi për energjinë nga tani e tutje, deri në vlerën e shumës së paguar nga secili konsumator, proporcionalisht, nga ky vendim rrjedh e drejta e inicimit te padisë për kompensim ndaj KEDS-it, e në atë situatë gjykata duhet të trajtoj secilën kërkesë të veçantë dhe të vendos mjetet për nxjerrjen e provës, llogaritjen e dëmit për secilin rast”, deklaroi ai.

    Njohësi i rrethanave juridike, Mazllum Baraliu tha se vendimi i Supremes është vështirë të zbatohet në praktikë.

    “Vendim i cili është diskutabil nga ana e zbatimit. Formalisht merret vendimi, por realisht për ta zbatuar është problem”, u shpreh Baraliu për “Front Online”.

    “Nëse i zbaton dispozitat i gjithë ai dëm që na është shkaktuar duhet të kalkulohet borxhi për secilën familje, pastaj duhet t`i shtohet 8 % kamatë ligjore në atë borxh dhe arrin shuma të mëdha”, vazhdoi tutje ai.

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e një marrëveshjeje për energjetikën, të arritur qysh në vitin 2013, që i hap rrugë pagesës së rrymës direkt nga shpenzuesit në veri.

    Por ujdia nuk është zbatuar kurrë. Sikurse tash që nuk po zbatohet as udhërrëfyesi për energji për të cilin u pajtuan më 21 qershor 2022 në Bruksel./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.