×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Paga minimale në 425 euro konsiderohet e pamjaftueshme, ekspertët paralajmërojnë mbyllje biznesesh

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2025

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vetëm pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme shfrytëzoi momentin e fundit për t’ua rikujtuar qytetarëve vendimin për rritjen e pagës minimale e cila do të hy në fuqi nga janari 2026.

    Ai bëri të ditur edhe njëherë, se vlera minimale mujore do të kalojë nga 350 në 425 euro bruto, ndërsa më 1 korrik do të hyjë në fuqi edhe faza e dytë e vendimit, që e çon këtë pagë në 500 euro, nëse arrin të bëhet Qeveria “Kurti 3”.

    Kurtit tha se rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat pritet të përfitojnë nga ky ndryshim, i cili, sipas tij, vjen pasi paga minimale për më shumë se një dekadë kishte mbetur në nivelin 130/170 euro.

    Pas njoftimit të Kurtit, kanë reaguar përfaqësues të sindikatave, organizatave të konsumatorëve dhe ekspertë ekonomikë ku këtë vendim e kanë cilësuar si të motivuar në kohë fushate dhe të pamjaftueshme për shportën e familjeve kosovare.

     

    Azemi kritikon rritjen e pagës minimale: E motivuar nga zgjedhjet, shumë punëtorë ende paguhen 300 euro

    Përfaqësuesi i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi pas vendimit për rritjen e pagës minimale nga 350 euro në 425 euro është deklaruar për “Front Online”, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshme dhe të motivuar nga proceset zgjedhore.

    “Kemi kërkuar rritje të pagës me vite radhazi, kjo rritje s’ka ardh për shkak se po ju dhimbën punëtorët e sektorit privat por për shkak të zgjedhjeve”, tha Azemi.

    Ai tha se sindikata ka kërkuar rritje të pagës për vite me radhë dhe se propozimi i tyre ka qenë që paga minimale të jetë 600 euro.

    “Vendimi u pat marr në një takim me Hekuran Muratin ku ne kemi propozuar 600 euro por vendimi u murr për 500 e tash e kanë rritë 425 euro atëherë në start duhet të jetë 500 pasi që edhe sot që është paga minimale 350 euro shumicën e pagave i kemi 300 euro vetëm aty ku prekë qeveria dhe kuvendet komunale”, deklaroi Azemi.

    Azemi u shpreh se paga aktuale minimale prej 350 eurosh nuk respektohet as sot, pasi shumë punëtorë marrin rreth 300 euro, edhe pse vendimi ekziston.

    “Nga java e ardhshme do të shikojmë se aty ku financohen punëtorët nga qeveria dhe kuvendet komunale do të kërkojmë që paga minimale të jetë 650 euro. Kjo shumë nuk i përmbush kriteret e shportës së familjeve kosovare, sot kemi punëtorë që paguhen ndër 300 euro edhe pse paga minimale është 350 euro vendimin e vetë nuk e zbatojnë”, thotë Azemi për “Front Online”.

     

    Kaçaniku nga “Konsumatori”: Rritja e pagës minimale për 425 euro nuk përmbush nevojat e familjeve kosovare

    Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” në një prononcim për “Front Online” ka kritikuar rritjen e pagës minimale, duke e cilësuar të pamjaftueshme për nevojat e familjeve kosovare.

    Kaçaniku tha se sipas analizave të vitit 2023, një familje ka nevojë minimumi për 1 mijë e 100 euro për të pasur një jetë dinjitoze.

    Tutje, ai deklaroi se rritja e pagës minimale nuk i përmbush këto kritere.

    “Puna e qeverisë për mirëqenien e qytetarit kam menduar që duhet të jetë më ndryshe e jo duke bërë diktate të gjitha potencialin socio-ekonomik ta shkri në buxhetin konsumues. 2/3 e këtij potenciali t’i anashkalohen buxhetit. Kurti e dinë mirë që disa analiza që janë bërë në 2023 kanë dalë se për një familje nevojitën minimumi 1100 euro për të pas jetë dinjitoze. Kjo rritje është e pamjaftueshme”, ka thënë Kaçaniku për “Front Online”.

     

    Paralajmëron eksperti i ekonomisë: Rritja e pagës minimale për 425 euro mund të mbyllë bizneset

    Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë për “Front Online” ka paralajmëruar se vendimi për rritjen e pagës minimale nga janari në 425 euro mund të ketë pasoja negative për bizneset dhe ekonominë.

    Ai tha se rritja e pagës minimale duhet të bëhet me konsultim të përfaqësuesve të bizneseve.

    “Sot lajmëroi që pagën minimale do ta rritë sipas tij do ta trefishojë në gjysmë të vitit, kjo është e nevojshme por jo pa konsultën e përfaqësuesve të bizneseve e odat ekonomike e bashkëpunëtorët profesional por Kurtit nuk i intereson mendimi i të tjerëve nuk është bashkëpunues dhe nuk i mendon dëmet e shkaktuara”, deklaroi Qorrolli.

    Sipas tij, vendimi i Qeverisë mund të çojë në mbyllje të bizneseve, duke kthyer vendin më shumë në një popull konsumues sesa prodhues.

    “Me këtë vendim ai do të mbyllë bizneset qoftë ato të gastronomisë, sigurimeve të marketeve se pagesat ndaj shërbimit të tyre se bizneset nuk mund të ja dalin pa të ardhura dhe shkakton largim nga vendi i punës e pas kësaj vazhdon migrimi”, tha ai.

    Qorrolli kritikoi kryeministrin për mosmarrjen parasysh të dëmeve të mundshme për ekonominë.

    “Do të kemi më pak trust pensional, më pak të hyra buxhetore për institucione dhe më pak TVSH. Kur shkatërrohen e mbyllën bizneset ne do të kthehemi në një popull konsumues dhe jo prodhues”, ka deklaruar Qorrolli për “Front Online”.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.