Reperi i njohur, Kanye West është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për përdorimin e një mostre në një këngë nga albumi i tij “Donda 2”.
45-vjeçari u akuzua në një padi të ngritur të mërkurën në gjykatën federale të Neë Yorkut për përdorimin e një mostre nga kënga e vitit 1986 e Marshall Jefferson “House Move Your Body”, e njohur si “The House Music Anthem”, pa leje paraprake ose pa paguar kompensim në këngën e tij “Flowers”.
Mostra ‘përsëritet të paktën 22 herë gjatë gjithë këngës’, sipas një ankese të paraqitur nga botuesi i Jefferson’s Ultra International Music Publishing në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Neë York.
Jefferson, 62 vjeç, shkroi dhe performoi “Move Your Body” që arriti në pozitën e 34 në tabelën e shitjeve të këngëve në “Billboard” në gusht 1986.
“Move Your Body” u bë fillimisht i njohur në qytetin e lindjes së Jefferson, Çikago, përpara se të publikohej nga Trax Records në korrik 1986./FrontOnline/