×
  • Lajme
  • Lajme

    Padia nga Komuna e Prishtinës, MKRS: E kanë shmangur me qëllim Ligjin për Trashëgiminë Kulturore

    FrontOnline
    10 Prill 2025

    Ministria e Kulturës ka akuzuar sërish Komunën e Prishtinës për shmangie të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore në disa projekte të nisura në kryeqytet, përfshirë edhe atë te sheshi “George Bush”.

    Në një konferencë për media, udhëheqësi i Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në Ministrinë e Kulturës, Bislim Bislimi, tha se veprimet e Komunës së Prishtinës po i cilësojnë si të qëllimshme.

    “Në mënyrë të përsëritur kemi shkelje të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore nga ana Komunës së Prishtinës derisa të vazhdojnë të hyjnë në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore të cilat i nënshtrohen dispozitave ligjore pa marrje të lejes nga institucioni kompetent sikurse e përcakton ligji ehe përkundër paralajmërimeve tona. Komuna e Prishtinës siç duket me qëllim po e shmang ligjin edhe atë në disa raste radhazi”, tha ai.

    Bislimi shtoi se ndërhyrjet në këto zona duhet të jenë të kontrolluara dhe se s’duhet të bëhen  pa leje të shkruar.

    “Këto veprime derisa janë të përsëritura i vlerëson si të qëllimshme nga ana e komunës së Prishtinës dhe me precedent të rrezikshëm për palët e tjera në Kosovë, duke inkurajuar paligjshmëri”.

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët...
    Lajme18 Maj 2025
    141 çifte bashkëshortore në Kosovë i dhanë fund martesës në muajin shkurt 2025. Kjo e dhënë e  publikuar nga Agjencia e Regjistrit...
    Lajme18 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tregohet aktiv për jetën e tij private. Këtë të diel, ai bëri të ditur se mëngjesin e...
    Të tjera
    Kronika18 Maj 2025
    Një grua në Gjakovë ka raportuar më 13 maj 2025 se i janë vjedhur targat e veturës së saj, por pas hetimeve...
    Vip18 Maj 2025
    Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej artisteve që ka mbështetur më së shumti Shkodrën Elektronike në rrugëtimin në Eurovizion. Kënga...
    Lajme18 Maj 2025
    Sindikalisti Ali Sefaj, i cili njëherit është njëri nga organizatorët e protestave kundër shtrentjtimit të energjisë elektrike me moton: “Asnjë cent më...
    Sport18 Maj 2025
    Cristiano Ronaldo është gati për hapin e radhës në karrierë dhe mund të largohet nga Al Nassr në fund të sezonit. Sipas...
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit. Policia ka konfirmuar se si pasojë një 19...
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit. Një grua ka humbur jetën, derisa...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.