Mariah Carey mund të gjobitet me 20 milionë dollarë, sepse me hitin e saj të vitit 1994 “All I want for Christmas is you”, dyshohet se ka shkelur të drejtat e autorit.
Në padinë e bërë nga kantautori Andy Stone, së bashku me këngëtaren amerikane, u akuzua edhe bashkautori i hitit të saj Walter Afansief.
Mariah Carey e publikoi këtë këngë në vitin 1994 si pjesë e albumit të saj “Merry Christmas” dhe është konsideruar si një nga hitet më të mëdha të Krishtlindjeve që atëherë.
Megjithatë, në dokumentet ligjore të bashkangjitura në gjykatën e rrethit amerikan në Luiziana, Stone pretendon se ai ishte bashkautor i asaj kënge në vitin 1989 dhe se ai kurrë nuk dha leje për përdorimin e saj.
Në dokumente thuhet se Kerry dhe bashkëpunëtorët e saj “me vetëdije dhe qëllim morën pjesë në fushatën” e shkeljes së të drejtës së autorit të Stone për këngën. Shtohet se ata kanë kryer edhe “veprime pasurimi të paarsyeshëm me përvetësim të paautorizuar të punës së autorit”.
Stone po kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim.
Albumi “Merry Christmas” u publikua nga Columbia Records më 1 nëntor 1994. Është albumi amerikan i Krishtlindjeve më i shitur i të gjitha kohërave, i cili ka shitur më shumë se 15 milionë kopje në mbarë botën./FrontOnline/