×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli (VV) për Hotin: Në emër të Kosovës po negocion një person që nuk e di se çfarë është dialogu

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, për dialogun Kosovë-Serbi.

    Pacolli tha se dialogun po e udhëheq një person i cili nuk e njeh këtë proces.

    Këto komente ajo i bëri në seancën ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti, për dialogun Kosovë-Serbi.

    “Qytetarëve duhet të ua përkujtojmë se kush negocion në emër të Kosovës? Një person që nuk ka legjitimitet dhe që nuk e di se çfarë është dialogu. Edhe vet e ka pranuar se nuk e njeh procesin e dialogut dhe nuk i njeh prapaskenat e tij”.

    Ajo theksoi se nga marrëveshjet e arritura në dialog gjatë viteve 2011-2017 Kosova nuk do të përfitojë as kësaj here.

    “Procesi i dialogut me Serbinë është proces që kërkon udhëheqës kompetent, e me legjitimitet të plotë qytetarë. Kërkon udhëheqës që respekton parimin dhe interesin  shtetëror, që fillon nga reciprociteti si parim i marrëdhënieve të barabarta ndërshtetërore. Kjo qeveria ilegale dhe ky kryeministër jolegjitim, nuk kanë legjitimitet dhe as kompetencë profesionale të negociojë dhe të dialogoi në emër të Kosovës”.

    “Siç nuk ka përfituar asnjëherë Kosova asgjë nga viti 2011, nuk do të përfitojë as tani fatkeqësisht. Çdo dialog me Serbinë që fillon pa shqyrtim dhe pa dhe pa vlerësim të vitit 2011-2017-të, pa vlerësuar rezultatet e tyre”.

    “Pa vendosur qartë synimet e Kosovës ndaj Serbisë, pa parime dhe pa kushte, pa ekip negociator të përgatitur mirë dhe pa strategji është i destinuar të dështojë dhe t’i bëj dëm vendit.

    Sipas kësaj ky dialog do t’i sjell shumë dëme Kosovës.

    “Si dhe çdo dialog që fillon me Serbinë duhet të ketë debat në këtë vend, dhe debat nuk ka pasur se çfarë duhet të negocojë Kosova dhe çfarë nuk duhet të negociojë. Duhet të ketë debat me shoqatat e familjeve të pagjetur, pakicat dhe me ekspertët e fushave të ndryshme. Negociatat duhet të zhvillohen edhe me Bashkimin Evropian si ndërmjetësuese e dialogut. Dialogu nuk ishte dashur të fillonte kështu. Dialogu që ka rifilluar ky kryeministër ilegale i ka sjell Kosovës shumë dëme”.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Dy të rinj të moshës 19-vjeçare janë arrestuar sot në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, të arrestuarit dyshohen për rastin “vrasje në...
    Lajme11 Janar 2025
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm, herë-herë të dendura. Reshjet më...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Daut Haradinaj ka njoftuar se sonte ka qëndruar në Drenicë, ku...
    Vip11 Janar 2025
    Sot në fillim të spektaklit të Big Brother VIP Albania, u shfaq një videoklip që përmbledhte momentet më interesante dhe provokuese të...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër e ka përfunduar fjalimin e tij, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë PDK-në dhe numrin...
    Vip11 Janar 2025
    Xheneta dhe Driloni kanë pasur një bisedë ku me shaka i kanë hedhur kunja njëri-tjetrit. Ishte Xheneta ajo që e ngacmoi Drilonin...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka pasur një thirrje edhe për ata që e kanë votuar Vetëvendosjen dhe ndihen të zhgënjyer ose...
    Lajme11 Janar 2025
    Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët për rreth 5 vite...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.