×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli vjen në Kosovë, a do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente?

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re është deputeti i vetëm i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, në Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Po, ashtu është i vetmi kryetar i partisë që nuk është takuar më kryeministrin Albin Kurtin dhe kandidaten për deputete, Vjosa Osmanin, shkruan Front Online.

    Pacolli nuk ishte për një kohë në Kosovë, çka iu pamundësua edhe pjesëmarrja në seancën e zgjedhjes së Qeverisë.

    Por, tani kur po diskutohet çështja e presidentit, Pacolli është kthyer në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar për Front Online këshilltari i tij, Naim Murseli.

    Ai ka deklaruar se Pacolli dhe Abdixhiku do të takohen gjatë javës, para seancës për votimin e presidentit për të diskutuar për këtë çështje.

    Më tutje Murseli tha se Pacolli, deri më sot nuk ka pasur ftesë për të diskutuar për këtë çështje.

    “Po z. Pacolli është në Kosovë. Gjatë javës, para seancës për votimin e Presidentit ai pritet të takohet me kryetarin e LDK-së, për të diskutuar për këtë çështje. Deri sot z. Pacolli nuk ka pas kërkesë për të votuar Znj. Osmani nga askush”, ka thënë ai për Front Online.

    Një ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës në një takim për më shumë se dy orë ka vendosur që të qëndrojë në sallë në ditën kur hidhet në votim Vjosa Osmani për presidente.

    Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se pres nga secili deputet të sillet si institucionalist, dhe nëse ka nevojë të kapërcejë edhe veten./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë që edhe në vazhdim ata që kanë besuar në kryeministrin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit kryeredaktore e PortAlb në RMV, Elida Zylbeari, për FrontOnline, thotë se ka paralajmërimin për nënshkrimin...
    Të tjera
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës për një javë ka shqiptuar 3 mijë e 865 gjoba trafiku për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit kryeredaktore e PortAlb në RMV, Elida Zylbeari, për FrontOnline, thotë se ka paralajmërimin për nënshkrimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke theksuar...
    Sport18 Nëntor 2024
    Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, e ka pranuar që Kosova luajti më mirë se Rumania në ndeshjen e së premtes në Ligën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.