Deputeti i vetëm nga AKR dhe kreu i kësaj partie, Begjet Pacolli ka uruar të gjitha të mirat për Albin Kurtin dhe kabintetin e tij.
Pacolli thotë se ka besim që Qeveria e Kurtit bazohet në shtet, pluralizëm e demokraci, përcjellë Gazeta Blic.Ai thotë se doe mbështetë Qeverinë kur bën punë të mirë.
Postimi i tij i plotë:
Pas dorëzimit dinjitoz të detyrës nga qeveria e mëparshme dhe fillimit të punës së qeverisë së re, unë përgëzoj Kryeministrin e sapo zgjedhur të Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe kabinetin e tij qeverisës. Uroj të gjitha të mirat në detyrën e tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me besim të plotë se qeveria e z.Kurti bazohet në shtet, pluralizëm dhe demokraci që siguron vazhdimin e orientimit tonë pro-perëndimor.
Kjo qeveri ka shumë sfida përpara, nga pandemia, recesioni ekonomik, arsimi, politika e jashtme dhe nevoja për të ndërmarrë reformat e nevojshme që sigurojnë investime për të ardhur në Kosovë dhe për të krijuar vende të reja pune. Ne të gjithë do ta mbështesim qeverinë kur ajo bën një punë të mirë dhe do të luajmë një rol dinamik në të gjitha fushat jashtë Kuvendit por edhe nga opozita, nga Kuvendi.
Shpresojmë që ky vend të bëhet më mirë se sa është. Unë do të jap kontributin tim personal në këtë drejtim, gjithnjë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.