×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Pacolli tha se ka folur me Radoiçiqin në prani të presidentes, Osmani: Kohë zgjedhjesh, tash dëgjoni lloj-lloj deklaratash

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ditë më parë pretendoi se për zgjedhjen e saj si presidente ka folur në telefon me Millan Radoiçiqin në prezencën e saj dhe të kryeministrit Albin Kurti.

    Osmani tha se tash është kohë zgjedhjesh dhe se qytetarët do të dëgjojnë lloj-lloj deklaratash.

    “Tash është kohë zgjedhjesh, lloj-lloj deklaratash dëgjoni. Ju kisha lutur që për çka do që keni, pyetjet i drejtoni në presidencë”, tha Osmani gjatë marshit për ta ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

    Deklarimet e Pacollit i ka hedhur poshtë edhe Zyra e Kryeministrit, ku zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu tha se nuk ka asnjë rast në të cilin Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të Kurtit.

    Kujtojmë se ndaj Millan Radoiçiqit është ngritur aktakuzë për rastin e Banjskës të vitit të kaluar.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.