Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar për bastisjen që është duke u bërë në shtëpinë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Pacolli ka thënë se ky spektakël policor ndaj Krasniqit është i panevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm.
“Ish luftëtarët e lirisë të Kosovës janë shembull unik i bashkëpunimit me drejtësinë. Ky spektakël policor sot ndaj ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi është i pa nevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm. Ish luftëtarët e lirisë të Kosovës janë shembull unik i bashkëpunimit me drejtësinë. Ky spektakël policor sot ndaj ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi është i panevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm”, ka thënë Pacolli në shkrimin e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se “Drejtësia do të fitojë dhe ne besojmë fuqishëm në të”.
Bastisja në shtëpinë e Krasniqit ka filluar që nëntë orë, ndërkaq për këtë bastisje ka pasur reagime të shumta në vend.
Postimi i plotë:
Ish luftëtarët e lirisë të Kosovës janë shembull unik i bashkëpunimit me drejtësinë. Ky spektakël policor sot ndaj ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Jakup Krasniqi është i pa nevojshëm dhe në një aspekt i neveritshëm. Drejtësia do të fitojë dhe ne besojmë fuqishëm në të.