×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Raportet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët, e paprecedentë që për tri vite su prit asnjë lider në Shtëpinë e Bardhë

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Ish ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli për “Front Online” thotë se marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë në pikën më të ulët.

    Sipas tij, nuk ka ndodhur që lideri i Kosovës të mos jetë pritur në Shtëpinë e Bardhë

    Marrëdhëniet midis Kosovës dhe SHBA-së janë aktualisht në pikën më të ulët të dekadave të fundit. Është e paprecedentë në 3 vitet e fundit që asnjë lider i Kosovës të mos jetë pritur në Shtëpinë e Bardhë, dhe shkëmbimet dypalëshe kanë arritur në një nivel minimal”, tha ai.

    Pacolli thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pasur tensione të mëdha, ku politikat e Kurtit kanë çuar në përkeqesim të këtij raporti.

    “Politikat izolacioniste të qeverisë Kurti kanë çuar në një përkeqësim të raporteve. Kjo marrëdhënie në dobësim paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare, pasi SHBA kanë qenë partneri më i madh i mbrojtjes dhe sigurisë për Kosovën për më shumë se dy dekada.Kurti rrezikon të minojë stabilitetin dhe sigurinë e fituar me shumë mund të vendit tonë. Një ndryshim i tillë në linjë mund të rrezikojë të ardhmen e Kosovës dhe të çojë në një rritje të paqëndrueshmërisë rajonale”, potencoi ai.

    Ish ministri thotë se pa mbështetje të SHBA-së, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare vështirë që realizohet, pasi sipas tij, SHBA-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në avokimin për njohjen dhe integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar.

    “Pa mbështetjen e SHBA-së, aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare kanë pak gjasa të realizohen, pasi SHBA-ja ka qenë lobuesi kryesor i saj në skenën globale, ku ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në avokimin për njohjen dhe integrimin e Kosovës në komunitetin ndërkombëtar, gjë që është thelbësore për forcimin e shtetësisë së saj nga jashtë”, tha ai.

    Për Pacollin, gjatë qeverisjes së Kurtit ka pasur mungesë të theksuar të arritjeve në politikën e jashtme

    “Megjithatë, nën qeverisjen e Kurtit, ka pasur një mungesë të dukshme të arritjeve në politikën e jashtme. Ky stagnim i atribuohet kryesisht qasjes izolacioniste të Kurtit dhe mungesës së dukshme të vullnetit për të bashkëpunuar me partnerët e Kosovës”, tha ai për Front Online.

    RAPORTET ME SHBA-të/ Të shkëlqyera me qytetarët, të hatruar me Qeverinë

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Korrik 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka quajtur “kot” dhe “para të puara poshtë” mbikalimin e ri të ndërtuar...
    Lajme06 Korrik 2024
    Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë pritet që deri më 18 korrik t’u dërgojnë ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian komentet e tyre rreth rrugës...
    Lajme06 Korrik 2024
    Në rrethana ekstreme të aspektit të sigurisë, atëherë kur siguria territoriale vihet në rrezik, shpesh herë i pari i shtetit hedh nënshkrimin...
    Të tjera
    Lifestyle06 Korrik 2024
    Disa shenja të zodiakut me të vërtetë marshojnë në ritmin e daulles së tyre, që shpesh do të thotë se ata kanë...
    Sport06 Korrik 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes Anglisë dhe Zvicrës që po luajnë përballë njëra-tjetrës në kuadër të...
    Lajme06 Korrik 2024
    Shefi i Grupit Parlementar të AAK’së, Besnik Tahiri, i ka reaguar deputetit të VV’së, Armend Mujës, i cili tha se paga mesatare...
    Lajme06 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur “lajm tejet të mirë” ndërtimin e mbikalimit në Veternik. Përmes një shkrimi në rrjetin...
    Lajme06 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për kapjen e Faton Hajrizit. Hajriz u arratis mëngjesin e së shtunës nga Qendra...
    Lajme06 Korrik 2024
    Në një opinion të publikuar në gazetën amerikane `The New York Times”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbrojtur rëndësinë e NATO-së,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.