Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar mbi zhvillimin që ky subjekt në zgjedhjet e 9 shkurtit të hyjë në garë si koalicion me Partinë e Drejtësisë.
Ai thotë mes tjerash se vendimi i paraprinë kohës për nevojën e domosdoshme për ruajtjen e familjes, transmeton klankosova.tv.
”Asnjëherë nuk ka qenë kaq e nevojshme të ruhet familja! Harmonia midis identitetit kombëtar dhe zakoneve tradicionale fetare të shqiptarëve (islame dhe krishtere) ka qenë shtylla kryesore që ka mbrojtur familjet tona tradicionale. Prandaj, le të mbrojmë krenarinë kombëtare, le të mbrojmë besimin tonë tradicional (islam dhe të krishterë), le të mbrojmë të drejtat e fëmijëve që të ndihen krenarë për prindërit e tyre, dhe le të mbrojmë familjet tona!”.
Ky reagim i tij vie si koment shtesë, në një moment të rëndësishëm të tij politik për rrugëtimin e AKR-së me PD-në.