Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është shprehur për herë të parë lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar.
Pacolli, nëpërmjet një komenti në ‘Facebook’, teksa ka lavdëruar historianin Jusuf Buxhovi, i cili sot në ‘Pressing’ foli edhe për bashkim kombëtar, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të qëndrojnë si dy shtete.
“Une jam i mendimit qe bashkepunimi ekonomik duhet te perfekcionohet e administrativishte, neve na nevoiten dy shtete”, ka thënë Pacolli.
Reagimi i tij vjen në kohën kur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, foli lidhur me një referendum të mundshëm për bashkim kombëtar, por për të cilin tha se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.