×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Peci të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij, po gënjen që i kam ofruar poste e para

    FrontOnline
    20 Nëntor 2024

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar edhe një herë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili tha mbrëmë se Pacolli i ka ofruar poste në AKR. Ai tha se Peci ka gënjyer për këtë, pasi sipas tij në listën e AKR-së nuk kishte vend për tashmë ministrin e Bujqësisë.

    “Kërkoj ndjesë publike që po detyrohëm, për herë të fundit të merrem me këtë. Prapë ky Peci po *GENJEN*!  Ndalu, more, mos gënje!  A është për shkak të urtësisë dhe edukatës sime që nuk ke frikë dhe sulmon mua? Ndalu njëherë!  Peci ka ardhur te unë para zgjedhjeve të vitit 2014 dhe ka kërkuar të jetë pjesë e listës së AKR-së, duke fyer LdK dhe lidershipin e saj.  Unë nuk mund t’i ofroja një vend në listën e AKR-së. Pas mikpritjes së zakonshme në shtëpinë time, ai është larguar”, ka thënë ai.

    Ai e quajti gënjeshtër edhe pretendimin e Pecit që kishte ofertë të bëhej shef i kabinetit të Agim Bahtirit në Mitrovicë, si për postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Kjo pasi sipas Pacollit, Peci asokohe ishte i panjohur për ta, përcjell Gazeta Express.

    “Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar të bëhej shef kabineti i Agim Bahtirit. Agim Bahtiri kishte ekipin e tij, dhe atëherë, Peci ishte i panjohur për ne. Peci po *GENJEN* kur pretendon se i kam ofruar postin e zëvendësministrit të MPJ-së. Si mund t’i ofroj dikujt diçka që ne nuk e posedonim?  Në atë kohë, mandati ynë qeveritar kishte përfunduar; ishim në proces zgjedhor dhe, pa qenë pjesë e qeverisë, nuk kishim asnjë mundësi t’i ofronim një post të tillë”, shkroi Pacolli në një postim në “Facebook”.

    Gjitha këto deklarata të Pecit, Pacolli i konsideroi se devijim të vëmendjes prej tij në Pacollin.

    “Peci po *GENJEN* kur thotë se dikush në shtëpinë time i ka ofruar banesë ne Pr dhe 200,000 euro. Ai duhet të sjellë fakte për këtë genjeshtër, përndryshe do të duhet të përgjigjet para drejtësisë.  Një akuzë e tillë është e rëndë dhe e natyrës korruptive. Peci nuk duhet të tentojë të devijojë vëmendjen duke njollosur emrin tim. Ai duhet të përballet me akuzat që po i bën gjithë Kosova ndaj tij”, tha ndër të tjera ai.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ka vdekur veterani i UÇK-së, Isa Gashi. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. “Isa Gashi...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Në mungesë të të akuzuarit Faton Gurguri, është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve u mbajt takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Kryeministri i...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, nuk po i ndalen skandalet. Pasi iu ngrit aktakuza e parë, e po hetohet për të dytën,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ai mendon se Ukraina do të humbë nëse SHBA vendos të ndërpresë ndihmën e saj...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar ofrimin e minave tokësore për Ukrainën, tha një zyrtar amerikan për Reuters. Ky është një hap...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.