Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë organizoi Darkën e Lamës.
Në një shkrim në rrjeitn social Facebook, ai ka përmendur se një e tillë ishte organizuar nga presidenca në tetor të këtij viti.
“U bë lamë për “darkën e lamës”. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave”, ka shkruar ai.
Pacolli ka thënë se “nuk dihet kush ha, pi e kush paguan”, por sipas tij, faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës.
“Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”.