×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Nga fondet e mia personale deri më tani i kam dhënë 43 milionë euro për Kosovën

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj akuzave të bëra ndaj tij, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe të motivuara nga frustrimi personal i disa individëve.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli potencon se nga viti 2006 deri tani ka dhënë 43 milionë euro për Kosovën ndaj fondeve të tij personale, transmeton Front Online.

    “Ditëve të fundit, disa njerëz arrogantë, pa skrupuj dhe të pashpirt më quajtën publikisht ‘njeri të vitrave’ dhe ‘mashtrues të të varfërve’. Është një akuzë e padrejtë, si dhe një sjellje e pahijshme, që mund të vijë vetëm nga disa njerëz arrogant, te paskupuj, njerëz “quasi” të deshtuar, njerëz vetijak dhe ata që nuk mund të durojnë as veprimet humanitare të të tjerëve. Këta njerëz janë të damshëm, janë të frustruar e skandaloz dhe për t’i fshehur të bëmet e tyre nuk kursejnë asgjë. Mirë, për hir të informimit të drejtë dhe saktësisë, unë kam dhën edhe vitra po kam edhe të dokumentuara faktet se që nga viti 2006 deri tani, me fondet e mia personale, kam dhënë mbi 43 milionë euro për të ndihmuar ngitjën e infrastrukturës, së vëndit, ndertimin e rrugëve, ndërtimin e shtëpive për ata në nevojë, ndërtimin e shkollave, fakulteteve , hapsirave administrative te interesit vital, monumenteve, ndërtesave të trashigimisë, për shoqërinë, studentët, nxënësit, të sëmurët, familjet e varfëra, etj”, shkroi ai të enjten.

    Sipas tij, “Nuk besoj se keto “specie”njerëzish që më akuzojnë mund të dëshmojnë se gjatë gjithë jetës së tyre kanë kontribuar ndokund qoftë edhe me 100 euro nga burimet e tyre personale”. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 65-vjeçare ka vdekur, Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahovecit. Lajmi u...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Vazhdon të mbetet aktuale dhënia e granteve nga Ministria e Bujqësisë për njerëz të afërt me pushtetin. Bujë bënë grantet që ju...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Mendimi për motin – 21.11.2024 Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të shumta në vend. Që...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka folur në lidhje me raportet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. Ai është shprehur...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian e ka vendosur në rend dite për seancën plenare të 27 nëntorit votimin për konfirmimin e përbërjes së re të...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka votuar Buxhetin për vitin 2025, për këtë ka shkruar në Facebook, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili...
    Vip21 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Gjesti ua ka përgatitur një “surprizë” Edit dhe Drilonit. Në shtratin e tyre, ai...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar sot planin e LDK-së për sektorin e...
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se vendi i tij u bë sot pjesë e sistemit unik evropian të pagesave. Pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.