Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të shqyrtohet në lexim të dytë projektbuxheti për vitin 2025.
Ndërkohë, nga atje ka zhvillime edhe në lidhje me rastin e granteve që i janë dhënë familjes së Fitore Pacollit, deputes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Ishte fillimisht Time Kadrijaj e AAK-së që vendosi një pankartë ku shkruante:
“Fitore Pacolli 200.000 euro.
Gratë e Krushës 0 euro.” – shkruan në këtë pankartë.
Më pas, Fitore Pacolli ka vendosur një shkrim tjetër mbi këtë pankartë ku thuhet:
“Albana Bytyqi 1 milion euro nga komuna e Rahovecit AAK.” – thuhet aty.