Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar kohën kur ishte nxënës.
Pacolli, që shtë pronar i kompanisë miliardëshe Mabetex, thotë se atë kohë ishte i varfër dhe se e kupton ndjesinë e vështirësive financiare.
“Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!”, shkruan ai në Facebook duke treguar se përmes një fondacioni që ka i ndihmon studentët dhe inkurajon edhe të tjerët që të ndihmojnë.