Llapi të mërkurën që kaloi, arriti një sukses historik duke e fituar Kupën e Kosovës për herë të parë që nga themelimi i skuadrës.
Ky trofe përveçqë do të jetë për herë të parë në vitrinat e skuadrës llapjane, ai do t’ia mundësoi për herë të parë edhe daljen në arenën ndërkombëtare, gjë e cila entuziazmoi të madh e të vogël në Llap.
Sipas biznesmenit të njohur dhe kryetari të AKR-së, Behgjet Pacolli ky sukses i Llapit sikur kaloi në heshtje nga ana e institucioneve të cilët nuk ia ditën rëndësinë e madhe që ka Kupa e Republikës së Kosovës.
“Mendoj, se fitimi i Kupës së Kosovës në futboll nga K.F. Llapi, kaloj sikur një ngjarje e parëndësishme nga politika dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kupa e Kosovës në futboll është një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive, sepse përfaqëson të gjitha nivelet e futbollit në rang nacional. Prandaj, dua të uroj nga zemra K.F. Llapin dhe tërë qytetarët llapjanë për fitimin e Kupës së Kosovës në futboll. Uroj, që K.F. Llapi të na gëzojë edhe në garat Evropiane. Urime!??”, ka shkruar Pacolli.
https://www.facebook.com/behgjeti/posts/313143503507881