×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Kjo Qeveri ka pasur veç dështime në diplomaci

    FrontOnline
    05 Dhjetor 2024

    Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për dështimet e saj në fushën e diplomacisë, duke theksuar se periudha e qeverisjes së tij ka sjellë pasoja negative për imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

    Në një prononcim për “Front Online”, Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si qeveria aktuale ka menaxhuar politikën e jashtme.

    “Kjo Qeveri ka pasur vetëm dështime në diplomaci“, tha Pacolli.

    Ndërsa kritikon qeverinë aktuale, Pacolli theksoi se funksionimi i shtetit do të vazhdojë pa ndalur, pavarësisht dështimeve të përkohshme.

     “Mos harroni se pas largimit të këtyre njerëzve, funksionimi i shtetit do të vazhdojë në të gjitha fushat, përfshirë edhe diplomacinë”, theksoi ai.

    Edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Emanuel Demaj, ka dhënë një vlerësim të ashpër për politikën e jashtme të Kosovës gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, duke theksuar se vendi është aktualisht pa një strategji të qëndrueshme dhe efektive në këtë fushë.

    Sipas Demajt, një nga arsyet kryesore për këtë gjendje është se politika e jashtme e Kosovës është “cunguar” nga negociatat e dështuara me Serbinë.

    Ai nënvizon se marrëveshja e vitit 2023, e cila ka dalë nga negociatat Kurti-Vuçiq, ka kaluar përtej garancive të ofruara me Dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetutën e Kosovës.

    Sa i përket njohjeve, ai shprehu zhgënjim pasi, siç tha, në katër vitet e qeverisjes Kurti, nuk është bërë asnjë përpjekje serioze për të shtuar njohjet ndërkombëtare për Kosovën.

    “Ka pasur edhe tentime të çnjohjes nga shtete në Amerikën Latine, por këto janë mundur të kthehen falë ndërhyrjes së SHBA. Në planin e njohjeve kjo qeveri për 4 vite qeverisjeje nuk ka punuar fare në procesin e njohjeve dhe as që është përpjekur të koordinoj në këtë drejtim”, shtoi ai.

    Demaj ka hedhur kritika edhe për dështimin për të anëtarësuar Kosovën në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.

    “Kjo qeveri ka dështuar të anëtarësoi Kosovën në organizata ndërkombëtare. Dëshmuam dështimin për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Kjo qeveri e rrezikoj Kosovën që të largohet nga Procesi i Berlinit, duke u përpjekur të kushtëzoj shtetet si Gjermania, e ka rrënuar Politikën e Jashtme të Kosovës duke e shndërruar atë në pazare popullore me diasporën”, përfundoi ai./FrontOnline/

    Bilanci 4-vjeçar i Gërvallës/ Zero njohje, zero anëtarësime për Kosovën

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për FrontOnline, ka komentuar mbi situatën me mbledhjen e tatimit në pronë, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor. Sipas të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gjakovë, e kjo me rastin e festës së Krishtlindjes. Në një...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës sot nga ora 10:00 do të prezantojnë të arriturat e marrëveshjes...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, për FrontOnline, ka folur për ecurinë e mbledhjes së të hyrave në komunën e tij, duke theksuar...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga vajza e saj. Policia ka bërë...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Është zhdukur një person në Prizren. Një person ka raportuar se djali i tij është është larguar nga shtëpia dhe nuk se...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Pas reshjeve të borës, rrugët e Gjilanit dhe ato të fshatrave të kësaj komune janë të kalueshme për lëvizjen të automjeteve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.