×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli ka një mesazh të qartë për Vuçiqin: Ju keni vetëm një shans – ta njihni Kosovën

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Ministri i Jashtëm i në detyrë, Behgjet Pacolli, në një intervistë për televizionin boshnjak “Face”, ka folur për zhvillimet politike në rajon, mundësitë për arritjen e një zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëdhëniet me Bosnjen dhe Hercegovinën.

    Pacolli, i cili njëherësh është një biznesmen i njohur botëror dhe ish-president i Kosovës, ka thënë se me Serbinë mund të diskutohet për gjithçka, por jo për tri gjëra, Pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe kufirin.

    Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministri Pacolli tha se ka një mesazh të qartë: “Vuçiq, ju keni vetëm një shans – ta njihni Kosovën. Ky është realiteti. Kosova ka lindur dhe nuk ka kthim prapa. Ishte zgjidhja e vetme, dhe gjithçka tjetër do të shkojë më lehtë”, tha diplomati kosovar.

    Pacolli vuri në dukje se të njëjtën gjë dikur ia kishte thënë edhe Millosheviqit, duke theksuar se Kosova ishte një shtet i lindur prej kohësh.

    Po ashtu, Pacolli theksoi se demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, me pretendim për shkëmbimin e territoreve është zgjidhje e pamundur dhe shumë e rrezikshme.

    Kryediplomati kosovar në këtë intervistë erdhi edhe me një ide interesante për krijimin e një zone të lirë ekonomike që do të përfshinte një pjesë të jugut të Serbisë, veriun e Kosovës dhe Sanxhakun.

    Pacolli e parashikon atë si një hapësirë të veçantë ekonomike që do t’i besohej një koorporate botërore të menaxhimit, me përfshirjen e Bashkimit Evropian në infrastrukturë.

    “Ne do të sjellim në ndërmarrje globale, do të kishim një taksë simbolike dhe në dhjetë vjet do të mund të punësonim 300,000 njerëz. Kjo do të krijonte një bazë zhvillimi midis nesh dhe do të bëhej një paradhomë të cilës BE-ja thjesht do t’ia hapte derën dhe të gjithë së bashku do të hynim brenda këtij bashkimi”, tha Pacolli.

    Duke folur për raportet midis dy vendeve, Pacolli tha se është për të ardhur keq që Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën, dhe po ashtu është shumë për keqardhje kur qytetarët e të dyja vendeve përballen me pengesa të shumta sidomos në aspektin e lëvizjes së lirë, tregtisë së ndërsjellë dhe zhvillimin e bizneseve./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryetar i Forumi Intelektual "Europa 2030", Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar Gjilanin, ku ka premtuar se do të mbështes bizneset dhe punëtorët. Ai premton...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Arianit Elshani i PDK-së me anë të një statusi në Facebook ka sqaruar pozicionimin e PDK-së në mbledhjen e KQZ-së. Lista Serbe...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka propozuar krijimin e një Bordi të Përbashkët Profesional...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y.A., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai në një postim në Facebook...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Genc Rraci, bashkëshorti i kryeshefes së Postës së Kosovës, tash është drejtuesi i inteligjencës financiare të Kosovës. Ai u emërua në këtë...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve politike dhe të kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e...
    Vip23 Dhjetor 2024
    Gresa ka pyetur Gjestin nëse ia ka lagur ai shtratin Xuxit. Gjesti i cili e mohoi ta ketë kryer këtë veprim, Gresa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.