Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i vetmi nga kjo parti që ka fituar ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Pacolli derisa ka falënderuar votuesit e AKR’së që i kanë dhënë mundësinë që të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, ka ftuar kolegët e tij që të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re.
“Pas certifikimit të zgjedhjeve falënderoj të gjithë votuesit e AKR-së, të cilët edhe këtë herë më dhanë mundësinë të jam zëri i tyre në Kuvend. Është një nder dhe përgjegjësi për mua. Kuvendi i Kosovës të fillojë punën sa më parë. I ftoj kolegët e mi deputet të respektojnë vullnetin e sovranit dhe të hapin rrugë për formimin e Qeverisë së re”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook