Deputeti, Behgjet Pacolli u ka bërë thirrje mediave që t’u përmbahen shkrimeve të pakonfirmuara.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve që një deputet i ka.
Postimi i plotë:
Ju lutem medieve që të përmbahen nga shkrimet e paverifikuara dhe te pakonfirmuara, në menyrë që të evitohen keqkuptimet. Është joprofesional shtrembërimi i informacioneve. Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës dhe do të veproj sipas të drejtave dhe obligimeve të deputetit duke përfaqësuar ekskluzivisht vullnetin e votuesve që më kanë besuar. Janë valide të gjitha deklaratat e mia deri më tani por jo informatat sipas burimeve anonime që qarkullojnë në media./Front Online