Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka deklaruar se me askënd nuk është diskutuar mundësia e përfshirjes së këtij subjekti politik në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ai ka theksuar se e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike-ndonëse subjekt opozitarë, pasi që kanë konsideruar se ajo ishte gjëja e duhur që duhej të bënte.
“Kemi bërë mirë që e kemi votuar ligjin. Për gjëra konstruktive mund të llogaritet në votën time. Aty ku meriton qeveria të përkrahet do ta bëjë. Nuk mund të sakrifikojë diçka për Kosovën për interesa e mia personale ose partiake”, ka deklaruar Pacolli.