Barërat që duhet të kenë efekt në shërimin e dementisë i shkaktuan vdekjen 86 vjeçarës gjatë javë pas fillimit të përdorimit.
Një lloj bari që po përdoret për të qetësuar pacientët me dementi gjatë pandemisë ka rezultuar shumë i rrezikshëm, shkruan “DailyMail”.
Ekspertët thonë se medikamenti që duhet të ketë efekt qetësimin e agresionit po shkakton vdekje të parakohshme.
Deri më tani rreziku nga këto barëra është “injoruar” si shkak që përfitimet ishin më të mëdha se dëmtimet.
Përdorimi i këtyre qetësuesve është rritur dukshëm që nga marsi dhe te paktën një nga dhjetë persona me dementi merr medikamente, që do të thotë mund të shkaktojnë vdekje.
Ish-ministri i shëndetësisë në Angli thotë se është shqetësuese se sa përdoren këto medikamente dhe se mjekët duhet të mundohen të kuptojnë nevojat e pacientëve me dementi në vend se të japin terapi të rrezikshme.