Sipas zyrtarëve shëndetësorë britanik, të gjithë ata me nivele te oksigjenit më poshtë se 96% kanë një rrezik mjaft të madh që të vdesin.
Deri më tani, këto nivele të oksigjenit nuk janë menduar të jenë shumë alarmante, por pas studimeve të fundit, kjo ka ndryshuar, raporton “DailyMail”.
Pacientët me nivele të oksigjenit nga 94-98% konsiderohet të jenë të shëndetshëm.
Mjekët thonë se sapo të bien nivelet e oksigjenit nën 96% ai person veçse është i rrezikuar të vdes.
Ata sugjerojnë se të gjithë duhet të mbajnë një oksimetër në shtëpi, e cila është një pajisje që shërben për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak.
Ekspertët shprehen se të gjithë personat e infektuar duhet të kujdesen të mbajnë në vëzhgim nivelet e oksigjenit në gjakun e tyre.
Nëse pacientët vërejnë një rënie, ata duhet të kërkojnë ndihmë nga mjeku menjëherë, sepse mos marrja e ndihmës mund të qoj deri në vdekje.
Ekspertët thonë se vetëm 1 ose 2% rënie, mund të jetë ajo që e bënë diferencën në shëndetin tonë.
Shkaktarë i kësaj është hipoksia.
Hipoksia është zvogëlimi i sasisë së oksigjenit në gjak që vjen si pasojë e pneumonisë, pra, inflamacionit të mushkërive që e bënë frymëmarrjen të vështirë.
Pas këtij lajmërimi nga zyrtarët, britanikët kanë vërshuar marketet dhe dragstorët duke blerë oksimetra, në pikën që tani ka mungesë të tyre.