×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët me Covid-19 blejnë vetë ilaçin Favipiravir, Ministria nuk ia siguron atë

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Deri në 80 euro, pacientët e infektuar me virusin Covid-19 po detyrohen ta blejnë ilaçin Favipiravir, i cili është treguar efektiv në trajtimin e rasteve të infektuara me këtë virus, shkruan Gazeta Express.

    Një nga pacientët e infektuar me Covid-19, i cili është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, ka treguar për Express se edhe pse ky ilaç i është përshkruar nga infektologët, ai nuk i është siguruar nga spitali.

    Për këtë, ai po detyrohet që ta blejë atë vet, përkundër që vështirë se po e përballon blerjen e tij, për shkak të çmimit të lartë.

    “Infektologu më ka përshkruar ilaçin Favipiravir që kushtonte 80 euro. Kam kërkuar në spital, pasi që më kanë thënë se ka pasur, por që më thënë se nuk kanë më furnizim. Edhe pse ma ka përshkruar infektologu, unë ende nuk e kam blerë atë. Çmimi i tij është shumë i lartë”, ka thënë ai.

    Se ka mungesë të këtij ilaçi, e konfirmojnë edhe zyrtarë të spitaleve.

    Drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Ukshin Ismajli, ka thënë për Gazetën Express, se nuk ka furnizim me Favipiravir për të gjithë pacientët e hospitalizuar.

    Ai është shprehur se në Spitalin e Gjilanit janë të shtrirë 76 pacientë me Covid-19, dhe përkundër që infektologët po ua përshkruajnë këtë ilaç, nuk ka sasi për të gjithë.

    “Ka një sasi të konsiderueshme të ilaçit, por nuk ka për të gjithë. Ne kemi diku 76 pacient me Covid-19 të shtrirë dhe është shumë problem furnizimi i të gjithëve”, ka thënë ai.

    Mungesë të këtij ilaçi kanë edhe spitalet tjera rajonale.

    Drejtori i Spitalit të Ferizajit, Jeton Zeqiri, ka thënë për Express se me këtë ilaç janë furnizuar vetëm për tre pacientët e parë me Covid-19 që kishin marrë trajtim në këtë spital.

    “Furnizim kemi pasur për tre paciente parë, por nuk kemi më. Ky ilaç mungon te ne”, ka thënë ai.

    Derisa institucionet publike shëndetësore po përballen me mungesë të furnizimit me këtë ilaç, kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj jave ka marrë nga Japonia 12 mijë e 200 tableta Favipiravir.

    Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar kërkesë për prokurim në vendet e Bashkimit Evropian për furnizim me “Remdesivir” dhe “Favipiravir”.

    Ky ilaç po vlerësohet shumë i nevojshëm për pacientët me Covid-19.

    Infektologu, Ilir Tolaj, ka thënë për Express, se edhe pse ky ilaç është zbuluar për sëmundje tjera, ai është treguar efektiv edhe në trajtimin e virusit Covid-19.

    Sipas tij, Favipiravir është prej ilaçeve të rralla që nuk ka efekte anësore te pacientët.

    “Ky ilaç duhet të përdoret për rastet më të lehta, sa më herët që përdoret aq më efektiv do të jetë. Favipiravir është prej barnave të rralla që ka shumë pak ose aspak efekte anësore”, ka deklaruar ai.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Valon Hoti, këshilltar i lartë politik i ministrit Liburn Aliu, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale në...
    Lajme08 Tetor 2024
    Trepça ka njoftuar se ka bërë pagesa të rëndësishme për muajin shtator. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje. thuhet se janë alokuar pagat...
    Lajme08 Tetor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, të martën nga Tivati i Malit të Zi, u shfaq i acaruar gjatë një konference për media....
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Tetor 2024
    Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në shtëpinë e tyre.  Viktimat...
    Vip08 Tetor 2024
    Gazetari Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit mallin që ka për të atin i cili një vit më parë humbi betejën me...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion bastisje aksion në në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me ç’rast...
    Sport08 Tetor 2024
    Duket se i tejkaluan mospajtimet mes tyre. Futbollisti Edon Zhegrova dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, u panë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Haxhi Shalës, dhe ka shprehur ngushëllime tek...
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.