×
  • Lajme
  • Lajme

    Paçarizi: Në shumicën e drejtimeve natyrore nuk plotësohet numri i kërkuar me konkurs

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Në anën tjetër njohës të fushës, por edhe profesor të Universiteteve Publike thonë se në konkurset e shpallura nuk po plotësohet numri i studenteve të paraparë më konkurse. Rënia e numrit të studentëve në arsimin e lartë në Kosovë ka shënuar një trend të dukshëm në vitet e fundit, i cili është veçanërisht i theksuar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Profesori Musaj Pacarizi, profesor në këtë fakultet, për portalin Front Online shpjegon se ky trend ka nisur që nga viti 2020-2021, kur numri i studentëve të regjistruar filloi të bie, dhe tani, në shumicën e drejtimeve të Fakultetit, nuk plotësohet as numri i kërkuar i studentëve përmes konkursit të pranimit.  Kjo rënie sipas Pacarizit nuk është e kufizuar vetëm në këtë fakultet, por po vërehet edhe në shumë fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës.

    “Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, numri i studentëve ka filluar të ketë rënie që nga viti 2020-2021, dhe tash në shumicën e drejtimeve nuk plotësohet numri i kërkuar me konkurs. Mirëpo, ky trend i rënies tash vërehet edhe në shumicën e Fakulteve tjera në Universitetin e Prishtinës’’, tha Pacarizi për Front Online. Sipas profesor Pacarizit, arsyeja kryesore e këtij uljeje është kompleksiteti dhe angazhimi i lartë që kërkojnë degët e Shkencave Matematiko-Natyrore.  Këto sipas tij kërkojnë përkushtim të madh, si në ligjërata ashtu edhe në ushtrime praktike, dhe shpesh konsiderohen si degë “më të vështira”, të cilat mund të demotivojnë studentët e mundshëm. Po ashtu, një tjetër faktor ndikues është tregu i punës, i cili është relativisht i kufizuar për studentët e këtyre degëve, sidomos në industrinë kimike, ku numri i fabrikave që operojnë me kapacitet të plotë është i vogël, duke e bërë më të vështirë gjetjen e mundësive të punës pas diplomimit. ‘’Unë mendoj se interesimi studentëve në drejtimet e Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore është më i vogël për shumë arsye: a) janë drejtime që kërkojnë angazhim më të madh të studentëve në ushtrime dhe ligjërata, si dhe konsiderohen si drejtime “më të vështira” b) tregu i punës është i vogël, dhe mundësia e kufizuar që ata të gjejnë punë në industri të ndryshme kimike, sepse numër i vogël i fabrikave janë duke punuar me kapacitetin e duhur’’, deklaroi Pacarizi.

    Profesori Paçarizi gjithashtu thekson ndikimin e zvogëlimit të natalitetit dhe migrimit te të rinjve, të cilët shpesh largohen për të kërkuar mundësi më të mira jetese jashtë Kosovës.

    Ky fenomen sipas tij ka kontribuar në një numër më të vogël të studentëve që regjistrohen në Universitet, duke ndikuar kështu në rënien e regjistrimeve. Për më tepër sipas Pacarizit ka ndikuar edhe rritja e numrit të kolegjeve private dhe marketingu i fuqishëm që ato realizojnë, duke ofruar mundësi më fleksibël për studentët, kanë bërë që shumë të rinj të tërhiqen nga universitetet publike dhe të regjistrohen në këto institucione private. ‘’Zvogëlimi i natalitetet dhe largimi i të rinjve për ne vendet tjera duke shpresuar për një jetë më të mirë , mirëpo ka ndikuar edhe numri i madh i kolegjeve private, si dhe marketingu i fortë që bëhet nga këto kolegje…, si dhe shumë faktorë tjerë’’, deklaroi Pacarizi./FrontOnline/

    Universitetet Publike në krizë, të rinjtë kërkojnë dije në Kolegjet Private

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme...
    Lajme07 Janar 2025
    Video e fundit që 19-vjeçari, Malsor Pllana regjistroi me telefon, ishte dëshmia e vdekjes së tij dhe kushëririt të tij, 17-vjeçar, Shkëlqim...
    Lajme07 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të udhëtojë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi nga 7-11 janar....
    Të tjera
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Lajme07 Janar 2025
    Pika kufitare në Vërmicë është e vetmja pikë kufitare në të cilën aktualisht pritjet shkojnë nga 10 deri në 15 minuta dhe...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...
    Lajme07 Janar 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se më 11 janar në ora 16:30, në sallën 1 tetori në Prishtinë, do të...
    Lajme07 Janar 2025
    Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë këto ditë...
    Vip07 Janar 2025
    Moderatori i spektaklit të Big Brother Vip Kosova, Alaudin Hamiti ka bërë një reagim për prime-n e mbrëmshëm, e që u komentua...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.