×
  • Lajme
  • Lajme

    Paçarizi: Klasa politike e papërgjegjshme, s’po arrin ta kalojë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë që është e patolerueshme që deputetët, për disa herë, nuk po e kalojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike në Kuvend.

    “Është e thjeshtë, sepse është ligj që ka të bëjë me qytetarët dhe ekonominë e vendit në përgjithësi. Nuk është ligj që do t’i siguronte vota një partie, qoftë ajo partia në pushtet. Është ligj me rëndësi për qytetarët. Ata janë orientuar më shumë te 10 përqindëshi i mundësisë së shfrytëzimit të kursimeve nga trusti”.

    Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që e “kemi një klasë politike të papërgjegjshme”.

    “Kemi një parlament, i cili nuk arrin ta kalojë pesë herë ligjin për rimëkëmbje ekonomike, që është i domosdoshëm në këtë kohë pandemie. Në anën tjetër,  i njëjti kuvend arrin me siguru prani absolute të deputetëve për zgjedhjen e anëtarëve të ndryshëm të bordeve, të agjencive, të avokatit të popullit e të tjerë”.

    “Këta deputetë dhe këto  parti politike nuk i përfaqësojnë madje as interesat e partive respektive politike. Orientohen dhe komandohen drejtpërdrejt nga liderët e këtyre partive politike dhe nuk e kanë as një shkallë minimale të integritetit dhe të etikës që duhet ta ketë një deputet; kur bëhet fjalë për një ligj që konsiderohet kaq i rëndësishëm për qytetarët”.

    Paçarizi ka thënë që ka pritur nga kryeministri Avdullah Hoti, që të jetë më bashkëpunues në këtë situatë.

    “Është një arrogancë e trashëguar. Unë nuk e kam pritur një arrogancë të tillë nga Hoti. Kam menduar që do të jetë më bashkëpunues. E kam parë Hotin ndryshe nga paraardhësit e tij; ende menoj që është ndryshe, por ndoshta se ka fuqinë e mjaftueshme brenda partisë së tij, për t’i çuar proceset  përpara”, ka thënë Paçarizi.

    Sipas Paçarizit, edhe opozita duhet të tregohet konstruktive kur bëhet fjalë për ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

    “Duhet të kalojë ky ligj, pasi duhet një intervenim, sepse nuk mund të lihet kështu ekonomia. Duhet të ketë një qasje më konstruktive sidomos nga PDK-ja, pasi VV-së po i zgjat hatërmbetja me LDK-në”.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Nëntor 2024
    Një reagim bukur i rëndë i ka ardhur deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovcit, nga Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Blerta Deliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e luftëtarit të lirisë e pjesëtarit të FSK-së,...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Bashkimi Evropian është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili gjatë javës u dërgua për...
    Të tjera
    Lajme09 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Ka vdekur në një aksident ish-ushtari  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu,...
    Sport09 Nëntor 2024
    Baseli ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim ndaj Yverdon-Sport në kuadër të javës së 14-të në elitën e...
    Vip09 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti duket të jetë tejet i lumtur me këngën që e ka shkruar brenda shtëpisë. Ai...
    Bota/Rajoni09 Nëntor 2024
    Një anije kërkimore spanjolle që heton ekosistemet detare është thirrur për të ndihmuar në gjetjen e afro 100 njerëzve që mendohen të...
    Lajme09 Nëntor 2024
    Marta Kos është konfirmuar si komisionare për Zgjerim. Sllovenja Kos do të pasojë hungarezin Oliver Varhelin. Javën e kaluar gjatë procesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.