Ledri Vula dhe Sara Hoxha, janë dy personazhe të njohura për publikun shqiptar.
Çifti në fjalë ka kohë që janë në lidhje, mirëpo ata e kanë mbajtur mirë të fshehtë derisa mediat hulumtuan për të dy dhe zbuluan se ata janë në një romancë.
Nuk kaloi shumë kohë, e dyshja në fjalë u bënë prindër për herë të parë, të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
E se fundmi Ledri ka sjell një këngë të re me titullin ‘Monaco’, të cilës ja ka realizuar edhe një videoklip me një vajzë joshëse.
Pjesë e klipit janë edhe disa skena të nxehta, të cilat nuk e ka pas lehtë as Sara t’i kapërdijë.
Ajo ka publikuar një foto ku Ledri shfaqet gjysmë nudo me vajzën të realizuar gjatë klipit.
Ndërsa përshkrimi që i ka bërë ka qenë epik.
“E mbajta mirë vetën edhe këtu”, ka qenë përshkimi që Sara i ka bërë fotos ku i dashuri i saj shfaqet me një femër tjetër.
Sigurisht se reagimi i saj ka qenë me shaka, pasi gjithçka ka qenë pjesë e klipit të ri të këngëtarit.
Ndërsa për t’iu ikur keqkuptimeve, Sara gjatë gjithë kohës ka qenë pranë Ledrit derisa e ka realizuar gjithë klipin.