Në kohën e sotme ku publiku kërkon perfeksion tek artistët e estradës, është bërë guxim të shfaqesh plotësisht ashtu siç je.
Fytyrat publike kamuflohen përmes grimit dhe filterave të shumtë, duke krijuar kështu në të shumten e rasteve një imazh të rrejshëm.
Siç duket, aktorja Fiona Gllavica nuk e ka këtë problem, pasi ajo është shfaqur bash ashtu siç është, pa grim të rëndë dhe pa filtera.
Aktorja prej vitesh është pjesë e serialit “Çka ka shpija” ku luan rolin e “Pajteses”.