OVL-UÇK ka reaguar me anë të një komunikate për media lidhur me kërcënimet e Vuçiq për fillimin e luftës në Kosovë.
Në reagimin e tyre thuhet se ka ende djem të UÇK-së që i dalin zot Kosovës dhe e presim me luftë Serbinë.
Në komunikatën e tyre për media thuhet se udhëheqësit e vendit sot me shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e shtetit të Kosovës dhe jo të bëjnë deklarata koti, por t’i kundërpërgjigjen Vuçiqit ashtu siç e meriton.
Postimi i plotë:
Reagim
Organizata e Veteraneve e dalura
nga Lufta, dhe Shoqata e familjeve te deshmoreve dhe invalideve Dega Kline .
Pas arrestimeve të krerëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, Kosova po kalon një krizë politike, duke parë gjithë këto zhvillime Aleksander Vuçiq e kërcenon shtetin tonë me luftë, Serbia dhe Vuçiq duhet ta dinë se ende ka djem të UÇK-së që i dalin zot Kosovës dhe e presim me luftë Serbinë, lideret dhe udhëheqësit e vendit sot me shumë se kurrë duhet të jenë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e shtetit të Kosovës dhe jo të bëjnë deklarata koti, por t’i kundërpërgjigjen Vuçiqit ashtu siç e meriton dhe të mos anashkalojnë kërcënimin e tij dhe të kërkojnë ndihmë çdo herë nga Nato dhe BE, vetëm pas arrestimit të krerëve dhe pjestarëve të UÇK-së na erdhi ky kërcënim, për klasen politike që janë në krye të shtetit po deklarohen vetë që nuk janë në gjendje të mbrojnë shtetin e Kosovës!
Hajdin Balaj
Vesel Berisha
Bahtije Haliti