Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL’së, Faton Klinaku, ka dalur në një konferencë për media bashkë me avokatin e kësaj organizate Tomë Gashi, në lidhje me moskthimin e pajisjeve që Prokuroria Speciale vendosi ta bëjë.
Klinaku, tha se kishte kërkuar nga Specialja që pajisjet që u morën në selinë e OVL’së të kthehen aty, kërkesë kjo që ishte refuzuar për shkaqe sigurie.
‘’ Neve na kanë thirrur nga Haga për të thënë që do t’i sjellin pajisjet, unë iu kam thënë që është mirë t’i sillni këtu ato pajisje, më vonë më kanë thënë që për shkaqe sigurie nuk mund të vië në zyret e juaja për të sjellur pajisjet. Dhe kanë kërkuar që për sot 24 mars të vimë të marrim pajisjet në zyrën e prokurorisë së specializuar. Ne kemi autorizuar Tomë Gashin për këtë çështje që të merr ato pajisje, edhe pse përveç telefonatave u kam thënë që ti dërgoni në formë të shkruar, derisa ata kanë thënë se kjo bëhet për shkaqe sigurie’’, tha Klinaku.
E për këtë ka folur edhe Tomë Gashi, personi i autorizuar për të marrë pajisjet. Gashi tha se ata nuk u kishin kthyer pajisjet dhe kishin thënë se arsyet logjistike ishin shkak për këtë refuzim.
‘’Ata kanë dërguar të dërgojnë dikë në selinë e EULEX’it, që i shfrytëzon prokuroria speciale në Hagë, sepse ata dështuan t’i sjellin ato në OVL edhe pse i kanë marrë këtu. Nëse diçka merr si pajisje për ta hetuar, dhe momentin që përfundon ekspertizat duhet t’i kthesh ku janë marrë, por kjo nuk u përfill nga Prokuroria, sot kam shkuar në ora 10:00 siç është kërkuar, dhe një hetues tha se nuk mund ta bëjnë këtë për arsye logjistike sepse sipas tyre janë të zënë, ajo që ne u kemi dërguar ka qenë të tregojnë se çfarë kanë gjetur në pajisjet e marra, dhe kjo mendojmë se ishte arsyeja përse nuk u kthyen, edhe pse ata na kishin ftuar vetë për t’i marrë’’, shtoi Gashi.