×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani zbulon detaje nga “dy biseda të shkurta” me Biden dhe zyrtarë të lartë të ShBA’së

    FrontOnline
    26 Shtator 2024

    Presidentja Vjosa Osmani nga New York, ku këto ditë ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të aktiviteteve që mbahen paralel me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë më të thella sesa çështja e dialogut Kosovë-Serbi dhe se nuk i bën mirë fare Kosovës që të reduktohet i gjithë raporti vetëm në këtë temë.

    Osmani ka thënë se këtë e ka theksuar në të gjitha takimet me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe dy biseda të shkurta që thotë t’i ketë pasur me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, shkruan Reporteri.net.

    “Prandaj edhe gjatë kësaj jave si Presidente e Republikës së Kosovës dhe udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, vazhdimisht kam potencuar këtë fakt në të gjitha takimet me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë dy biseda të shkurta që kisha me Presidentin (Joe) Biden gjatë ditës së djeshme, i cili siç e dini, ia ka kushtuar më shumë se 30 vite të karrierës së tij në mbështetje të Kosovës nga fillimi i viteve të 90-ta, kur ne me të vërtetë si Kosovë na duheshin zëra pro shtetit tonë dhe aspiratave tona për liri dhe pavarësi”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Ajo ka thënë se si Presidente vazhdimisht insiston që të ketë sa më shumë koordinim dhe bashkëpunim me ShBA’në, sepse historia ka dëshmuar se çdo herë kemi pasur sukses.

    “Në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka shumë sfida mirëpo, asnjëherë nuk ka munguar përkushtimi i plotë i Kosovës për të adresuar çështje që janë në interes të qytetarëve tanë dhe të paqes e stabilitetit rajonal…Pra, Kosova është e përkushtuar dhe natyrisht si presidente insistoj që çdo ditë të ketë më shumë koordinim dhe bashkëpunim me SHBA-të sepse historia ka dëshmuar se sa herë Kosova ka punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara edhe sa i përket qëndrimeve tona në dialog, por në përgjithësi në sukseset tona në fuqizimin subjektivitetit tonë ndërkombëtar, çdo herë kemi pasur sukses, pra sa më shumë afërsi, sa më shumë bashkëpunim me SHBA-të, aq më mirë për Kosovën, aq më shumë suksese për popullin tone”, ka shtuar ajo.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.