Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët nga Evropa e Shtetet e Bashkuara.
Osmani tha se e kupton që motivi prapa përkrahjes së Serbisë është motivi për ta afruar këtë shtet me BE-në, e që sipas saj, s’po del të ketë sukses.
“Unë e kuptoj se motivi prapa përkrahjes së Serbisë është motiv për ta afruar atë me BE-në, që do të ishte në interes të të gjithë rajonit tonë, por nuk po del të ketë sukses, pasi Vuciqi po vazhdon me kërcënimet e tij të stilit Millosheviqian dhe planet e tij të stilit të Putinit.
“Të gjitha këto që i deklaron në baza ditore, unë komunikojë me liderë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera. Të gjitha këto shtete demokratike janë të interesuara që ta ndihmojnë Kosovën që ta mbrojmë sovranitetin tonë, t’i mbrojmë arritjet e përbashkëta”, tha Osmani në në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova
Tutje, e para e shtetit tha se është me rëndësi që të bashkohen forcat në mënyrë që të parandalohet çdo agjendë destabilizuese që e shtynë përpara Vuçiqi.