×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vuçiq me mendime hegjemoniste njejtë si Putini, Kosova është për të qëndruar dhe s’ka kthim mbrapa

    FrontOnline
    25 Prill 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe një intervistë për median finlandeze “Yle”. Duke folur për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, Osmani ka thënë se Moska zyrtare ka trefishuar paratë që shpenzon për propagandë dhe për dezinformim në Ballkanin Perëndimor.

    “Kjo tregon se Rusia ka një interes të veçantë për rajonin”, ka thënë presidentja Osmani.

    Sipas Osmanit, situata në Ballkanin Perëndimor ka mbetur e tensionuar edhe sot e kësaj dite. Ajo thotë se presidenti serb Aleksnader Vucic mendon njëjtë sikurse Vladimir Putini dhe se të dy mohojnë ekzistencën e vendeve fqinje.

    “Situata është shqetësuese, pasi Serbia vazhdimisht vepron sipas dëshirës së Rusisë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ashtu si Vladimir Putin , mendon në një mënyrë hegjemoniste që mohon ekzistencën e vendeve fqinje. Kur lexoni shkrimet akademike të vendeve, serbët dhe rusët besojnë se janë popuj të shenjtë nën të cilët duhet të jetojnë të tjerët. Ky lloj mendimi imperialist është i rrezikshëm dhe i përket së shkuarës”,ka thënë ajo, transmeton Express.

    Sipas presidentes Osmani disa vendimarrës në BE duket se mendojnë që Vuçiqi mund të frenohet vetëm përmes koncesioneve të cilat e mbajnë atë të lumtur.

    “Megjithatë, ajo ka çuar vetëm në dhunë të re”, është shprehur Osmani.

    Ajo tutje thotë se i duket e çuditshme që BE-ja po rrit ndihmën për Serbinë, ndërkohë që Beogradi zyrtar vazhdon të nxisë dhunën në vendet fqinje dhe shmang zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë bërë.

    Presidentja Osmani ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë burim tensioni.

    “Në vend të kësaj, vendi ka hapur vazhdimisht derën e miqësisë dhe bashkëpunimit me Serbinë. Serbia nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet e luftës apo krimet kundër njerëzimit të kryera kundër popullit tonë. Nuk kemi kërkuar kurrë hakmarrje, por drejtësi”, ka thënë presidentja e Kosovës.

    Sipas presidentes Osmani, Serbia duhet dalëngadalë të mësohet se Kosova është për të qëndruar dhe se nuk ka kthim në të kaluarën

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit. Sipas...
    Lajme29 Maj 2025
    Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, që nga qershori i vitit 2023, masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se për shkak të masave të BE’së 600 milionë euro projekte janë të suspenduara. Ai ka shtuar...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Visar Azemi, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar “të rrezikshme dhe të papranueshme” deklaratën e kryeministrit në...
    Lajme29 Maj 2025
    Nga mëngjesi i sotëm, siç ka raportuar në vazhdimësi Klankosova.tv, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës,...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e...
    Lajme29 Maj 2025
    Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë. Mëngjesin e së...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja e Biznesve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili barazoi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.