×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Vendimin nëse do të garoj për mandatin e dytë do ta marr bazuar në interesin e Kosovës

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se vendimin për të garuar apo jo edhe për një mandat tjetër do ta marrë “vetëm duke pasur parasysh interesin” e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

    Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani përfundon më 7 prill të vitit 2026.

    “Nga viti i ardhshëm do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj”, tha Osmani për media në Prishtinë.

    Njohësit e çështjeve politike kanë thënë se koalicionet eventuale pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, mund ta përfshijnë edhe çështjen e pozitës së presidentit të Kosovës.

    Posti i presidentit të Kosovës është kryesisht ceremonial, por luan rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe si komandant i forcave të armatosura.

    Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane tha se, në rast se partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re me ndonjë nga partitë opozitare shqiptare, atëherë çështja e postit të presidentit të Kosovës do të jetë në tavolinën e “pazareve politike”.

    Osmani e mori mandatin më 4 prill të vitit 2021, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

    Me partinë e saj Guxo, që ka qenë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen, Osmani ishte personi më i votuar në ato zgjedhje, me mbi 300 mijë vota.

    Ajo u zgjodh presidente nga Kuvendi i Kosovës në rundin e tretë të votimit, pasi mori 71 vota nga 82 deputetë sa ishin të pranishëm në seancën e zgjedhjes së saj.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës nuk mund t’i mbajë më shumë se dy mandate.

    Zgjedhjen e presidentit, Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë me dy të tretat e votave të 120 deputetëve sa i ka gjithsej.

    Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve. /REL

    Nga Rubrika
    Kronika22 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  390 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    Kronika22 Mars 2025
    Një persona ka informuar policinë se hajnat i kishin vjedhur para në banesën e tij, në rrugën “Skënderbeu” të Vushtrrisë, të premten....
    Kronika22 Mars 2025
    Një person ka informuar policinë se pati një mosmarrëveshje në komunikacion me një të dyshuar të panjohur, në lagjen Veternik të Prishtinës,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    COVID 19 po vazhdon të jetë i pranishëm në disa pjesë të botës edhe më 2025, ku sipas të dhënave zyrtare të...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të më shumë se gjysmë milioni...
    Lajme22 Mars 2025
    Koalicioni mes Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizjes për Bashkëveprim (PDAK-LPB) ka njoftuar se dje në afat ligjor ka dërguar...
    Lajme22 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj ka folur për FrontOnline rreth ftesës së Prokurorisë Speciale që ia kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti tash e...
    Lajme22 Mars 2025
    Në seancën e djeshme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në pjesën e veçuar të rastit “Subvencionet 1,” ku po akuzohet për marrje...
    Vip22 Mars 2025
    Egli Tako pas rikthimit të saj në shtëpinë e Big Brother, humbi mijëra ndjekës në rrjete sociale. Ky fakt bëri bujë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.