×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani vazhdon të merr urime nga presidentët e vendeve tjera

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot telegrame urimi nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmellin, ai i Bullgarisë, Rumen Radev dhe Emiri i Katarit, Sheikh Temim Bin Hamed Al-Thani.

    Presidenti Parmellin në letrën e urimit i ka përmendur marrëdhëniet e afërta dhe të përzemërta ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

    “Për shkak të diasporës kosovare në Zvicër, të dy vendet tona, gjithashtu janë në lidhje të fuqishme në aspektin njerëzor dhe atë kulturor”, thuhet në telegramin e Presidentit zviceran. Ai ka përmendur vizitën e Presidentes Osmani në shtetin e tij në muajin mars dhe ka theksuar se ajo i ka hapur rrugë thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë. Presidenti Parmellin ka theksuar se stabiliteti dhe progresi i Ballkanit Perëndimor është në interesin e të dy shteteve.

    Në telegramin e urimit të presidentit bullgar, theksohet se Bullgaria do të vazhdojë ta përkrahë perspektivën euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

    “Jam i bindur që duke punuar së bashku, ne do të kontribuojmë në thellimin e dialogut të hapur dhe efektiv midis dy vendeve tona mike, si dhe në rritjen e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit tonë duke promovuar parimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerave të BE-së”, thuhet në telegramin e presidentit Radev.

    Kurse Emiri i Shtetit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamed Al-Thani, i ka përcjellur Presidentes Osmani urime të sinqerta me rastin e marrjes së detyrës, duke shprehur konsideratat më të larta si dhe duke e uruar atë që ta udhëheq vendin drejt zhvillimit dhe progresit të mëtejmë./Front Online/

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.