×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rama.

    Në takimin me ministrin Quni dhe gjeneral Ramën, Osmani shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për përkushtimin profesional dhe atdhetar të ushtarëve të FSK-së, për strukturën udhëheqëse të kësaj force, por edhe për angazhimin e pakursyer personal të ministrit Quni për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të FSK-së dhe ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit. Ajo i falënderoi ata edhe për angazhimin e tyre për ofrimin e ndihmës për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

    “Ne e çmojmë lart përkushtimin tuaj për të punuar ngushtë me strukturat e sigurisë, përfshirë KFOR-in, për ofrimin e sigurisë së vendit, por edhe për garantimin e një ambienti të qetë, në të cilin qytetarët e vendit do të ndihen të sigurt”, tha Osmani.

    Ajo e vlerësoi evoluimin e shpejtë të FSK-së dhe e siguroi ministrin Quni dhe komandantin Rama se institucioni të cilin ajo e udhëheq do të punojë ngushtë me ta për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për operim të FSK-së, përfshirë hartimin e legjislacionit të nevojshëm.

    Ministri Quni, në anën tjetër, falënderoi kryetaren Osmani për vizitën dhe për kujdesin e vazhdueshëm të saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Ai e njoftoi kryetaren Osmani për hapat shumë të rëndësishëm që Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr prej tij, i ka ndërmarrë për ngritjen profesionale të FSK-së, por edhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me partnerët strategjikë për përforcimin e mëtejmë të sigurisë në vend.

    Bashkë me ministrin Quni, kryetarja Osmani vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, në të cilin komandanti i kësaj force, gjeneral Rama dhe struktura udhëheqëse e saj e informuan atë për procesin e transformimit të FSK-së dhe aktivitetet kryesore të kësaj force

    Në fund, Osmani vizitoi edhe Klubin e Oficerëve të kësaj force, në të cilin pati mundësinë të shkëmbejë ide dhe përvoja me shumë oficerë të FSK-së.​

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.