Presidentja e Kosovës, e ka uruar Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Nëpërmjet një postimi në “X”, e para e vendit rikonfirmoi angazhimin e Kosovës për të forcuar lidhjet dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit.
“Urime presidentit Chan Santokhi dhe popullit të Surinamit në ditën e tyre të pavarësië. Duke ju uruar prosperitet të qëndrueshëm ndërsa rikonfirmojmë angazhimin tonë për të forcuar lidhjet tona dypalëshe dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar presidentja.